Finlandë, hidhet ideja e punës katër ditë në javë, 6 orë në ditë

18 dhjetor 2019 | 14:30

Sana Marin sot është kryeministrja më e re në botë, por kur ishte ministre e transportit ajo dha idenë për t’i ulur orët e punës në javë për punonjësit.

Ideja e Marin është që të ketë katër ditë punë në javë, me nga gjashtë orë punë në ditë.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetorëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, pati thënë ajo në gusht të vitit 2019. Marin shpresonte që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LULZIM SAHITI Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike…