Mielli “Finnesa” dhuron shpërblimin prej 10 mijë eurove
Shkurte Berisha është fituese e premisë kryesore prej 10.000 euro në lojën “Hap dhe Fito” të organizuar nga kompania e miellit “Finnesa”.
Shpërblimi është dhuruar më 26 mars të këtij viti. “Jam konsumatore e rregullt e miellit ‘Finnesa’. Ka qenë ditë e diel kur e kam hapur paketimin për të gatuar krepa në të cilin më ka qëlluar kuponi i 10.000 eurove. Prej gëzimit të madh kam vazhduar të gatuaj krepat të cilat dolën edhe më të shijshme. Nuk kam menduar ende ku t’i shpenzojë të hollat, mirëpo ide ka shumë”, ka thënë ajo.
Mielli “Finnesa” vazhdon të shpërblejë konsumatorët me lojën e re shpërblyese “Hap dhe Fito” ku premia e ardhshme në lojën e re shpërblyese është vetura FIAT 500 dhe shpërblimet tjera më të shpeshta janë prej 10 euro, 20 euro, 50 euro, 100 euro deri në 500 euro.