Fiorentina fiton ndaj Atalantës, Torino mposhti Chievon
30 shtator 2018
| 17:03
Fiorentina ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Atalantës së Etrit Berishës, me rezultat 2-0.
Golin e parë e shënoi Jordan Veretout (63) nga penalltia, kurse për rezultatin final e vulosi Cristiano Biraghi në fund të ndeshjes. Portieri shqiptar Etrit Berisha ishte në bankën rezervë për Atalantën.
Në ndeshjen tjetër Torino e mposhti Chievo me rezultat 0-1, kurse golin e vetëm e shënoi Simone Zaza dy minuta pa përfunduar ndeshja. Edhe Genoa shënoi fitore si mysafirë ndaj Frosinone (1-2).
/Epoka e re/