Fiorentina i shtohet garës për Kumbullën
25 korrik 2022
| 14:04
Fiorentina po mendon seriozisht për transferimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar po shihet si zëvendësues ideal i Nikola Milenkoviq, i cili me gjasa do t’i bashkohet Interit.
Mbrojtësi shqiptar është në kontratë me Romën, por nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira nën urdhrat e Jose Mourinhos. Kumbulla po shqyrton mundësinë për t’u larguar, ndërsa Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar. Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Torino.