Fiorentina interesohet për Strakoshën

28 qershor 2024 | 15:00

Thomas Strakosha ishte një nga shumë gjërat pozitive që dhuroi Shqipëria në “Euro 2024”. Gardiani kuqezi ishte një pikëpyetje e madhe, kjo pasi vinte në këtë Evropian me shumë pak minuta, por brenda kuadratit, në të tre ndeshjet, Strakosha dhuroi paraqitje pozitive pavarësisht se pësoi 5 gola.

Forma e tij shumë e mirë ka bërë që emri i Strakoshas të qarkullojë edhe një herë në Serie A. Sipas mediave italiane, Fiorentina ka shfaqur interes për portierin kuqezi.

Çuditërisht problem për një transferim të mundshëm te Fiorentina është agjenti i tij pasi është njëkohësisht edhe agjenti i Terraccianos, portierit aktual të Fiores. Është thuajse e sigurt që Strakosha do të largohet nga Brentford, ndërsa Serie A mbetet një opsion i preferuar, një kampionat që Strakosha e njeh shumë mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden dhe Donald Trump u përballën në debatin e…