Fiorentina ndali Juventusin
14 shtator 2019
| 17:31
Derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit nuk ka dhënë fitues.
Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e golit, duke marrë nga një pikë me rezultatin prej 0-0.
Topin e pati më tepër Juventusi në këmbët e veta, megjithatë ishte ekipi vendas që pati më tepër raste shënimi por pa efikasitet.
Pas tre ndeshjeve Juventusi mban vendin e parë me 7 pikë, derisa Fiorentina në vendin e 16 ka vetëm një pikë.