
Fiorentina nuk e shet Amrabatin
17 janar 2023
| 11:24
Sofyan Amrabat nuk është në shitje në këtë afat kalimtar dimëror. Amrabat shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës dhe ishte përfolur se po kërkohej me ngulm nga Liverpooli.
Sidoqoftë, shefi ekzekutiv i Fiorentinës, Joe Barone ka thënë që nuk e kanë ndërmend që ta shesin këtë janar.
“Mund ta konfirmoj që Sofyan Amrabati dhe Nico Gonzalesi nuk janë në shitje. Presidenti, Commisso, tashmë e ka thënë. Mund ta konfirmoj të njëjtën gjë edhe për Gonzalezin edhe për Amrabatin”, ka thënë Barone për DAZN.