
Fiorentina prezanton Boatengun
31 korrik 2019
| 17:47
Ish-futbollisti i AC Milan, Kevin Prince Boateng është transferuar në skuadrone Fiorentinës.
Lajmin për këtë kalim e zyrtarizoi vetë klubi italian, i cili do t’i paguajë Sassuolos rreth 1 milion euro. Boatengu në janar ishte huazuar te Barcelona, kurse me Fiorentinën ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
/Epoka e re/