Fiorentina synon transferimin e Asllanit, Interi kërkon 35 milionë euro
03 korrik 2024
| 13:20
Kristijan Asllani është pjesë e Interit dhe dëshiron e tij është të mbetet pjesë e kësaj skuadre edhe në të ardhmen. Mirëpo kjo nuk e pengon skuadrën e Fiorentinës të vazhdojë “luftën” për transferimin e mesfushorit shqiptar, i cili ka pak hapësira në skuadrën e Interit.
Mediat italianë raportojnë se skuadra kampione e Italisë kërkon 35 milionë euro për te lënë të lirë Asllanin. Forma e treguar në “Euro 2024” ka rritur ndjeshëm vlerën e mesfushorit, i cili ishte ndër pikat më të forta të Shqipërisë. Fiorentina nuk pritet të paguajë një shumë të tillë për Asllanin dhe për momentin drejtuesit e kësaj po qëndrojnë në heshtje.
/Epoka e re/