Fiorentina vendos për Riberyn
01 korrik 2021
| 13:02
Pas dy sezonesh, Franck Ribery nuk do të jetë më lojtar i Fiorentinës. Ky lajm po qarkullonte prej kohësh, por tashmë është zyrtare dhe këtë e ka bërë publike klubi i Fiorentinës me anë të një komunikate zyrtare ku falënderon ish-sulmuesin e Bayern Munchen për aventurën me fanellën e skuadrës nga Firence.
38-vjeçari aktualisht është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet çdo skuadre të mundshme.
Francezi me skuadrën vjollcë gjatë sezonit të kaluar u aktivizua në total në të gjitha kompeticionet në 30 ndeshje nga ku realizoi dhe 2 gola.
Grazie, @FranckRibery 👏#ForzaViola 💜 #Fiorentina pic.twitter.com/XAQyEjeYYl
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) July 1, 2021