Firma e njohur mbyll 1 200 dyqane në të gjithë botën
18 qershor 2020
| 11:34
Pandemia duket se po rikthehet sërish në ato vende të botës ku sapo kishte nisur rihapja dhe kthimi në normalitet.
Për këtë arsye, firma e famshme e rrobave dhe aksesorëve “Zara” ka vendosur t’i mbyllë 1 200 dyqane nga 7 000 që zotëron gjithsej. Mbylljet do të bëhen kryesisht në Evropë dhe Azi, aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia.
Disa mendojnë se kjo mund të jetë edhe një strategji e firmës për ta shtuar numrin e shitjeve online, por kjo e fundit nuk është konfirmuar ende.