Firma gjermane e gatshme për investime në Malishevë

27 gusht 2019 | 15:27

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim pune një delegacion të firmës gjermane “Scafom – Rux”, të kryesuar nga menaxheri Marco Hiby dhe Emmanuel Salmon, ku koordinator i këtij takim ka qenë Njazi Bytyçi, një afarist i suksesshëm me punë në Gjermani.

Në këtë takim, Begaj ka njoftuar investitorët gjermanë me kushtet të cilat ua ofron komuna e Malishevës këtyre investitorëve në resorin e ndërtimtarisë.

Ai u ka treguar atyre se kjo komunë tani ka zonën ekonomike e cila ofron shumë për të gjithë ata investitorë që janë të gatshëm që me bizneset e tyre të investojnë. “Ne si komunë bëjmë lehtësira në ofrimin e kushteve si në hapësirë dhe në infrastrukturë që kërkohet për zhvillimin e një biznesi, po ashtu edhe për sigurinë”, është shprehur Begaj.

Ndërsa, investitorët gjermanë kanë mirëpritur gatishmërinë e institucioneve komunale për bashkëpunim dhe ofrimin e kushteve të cilat janë të nevojshme për fillimin e një biznesi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kontrollit në një lokal në komunën e Shtimes janë…