Firponi përforcon Barçën
04 gusht 2019
| 15:51
Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Betisin për transferimin e mbrojtësit Junior Firpo, në vlerë prej 18 milionë euro plus 12 milionë euro në formë bonuse.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin e ri. Klauzola për largimin e tij do të jetë 200 milionë euro.
22-vjeçari sezonin e shkuar pati 29 paraqitje dhe realizoi tre gola.