
‘Fishkëllima në Kuvend’, Konjufca insiston në vazhdim të seancës
13 korrik 2023
| 18:13
Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë duke e penguar zhvillimin e seancës në Kuvend.
Teksa deputeti Armend Zemaj ka thënë se sipas rregullores së Kuvendit duhet ndaluar mbajtja e seancës për shkak të gjendjes së krijuar.
Derisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte duke folur rreth projektligjeve, dikush prej deputetëve fishkëllente për ta penguar atë.