Fisnik Asllani, futbollisti më i ri i Kosovës
24 dhjetor 2023
| 19:04
Sulmuesi Fisnik Asllani i është bashkuar kombëtares së Kosovës. Kryetari Agim Ademi në shpalljen e më të mirëve e zbuloi si befasi Asllanin, që luan te Austria Vien në formë huazimi nga Hoffenheim.
“Jam shumë i lumtur që m’ka ardhur mundësia me luajtur për Kosovën. Fillimisht faleminderit familjes që kanë qenë pranë meje, e pastaj kryetarit Ademi dhe të gjithë Federatës”, deklaroi Asllani.