Fisnik Ismaili: Albin Kurtin e pata shti me zor me shku të varrezat në Koshare
Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, ka folur rreth Betejës së Koshares.
Ai ka përmendur të gjithë liderët politikë të Kosovës, dhe vizitat e tyre në varrezat në Koshare.
Këtu ka bërë të ditur se ai e ka detyruar me “zor” kryeministrin e tanishëm Albin Kurti, që të shkojë në vizitë.
“Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”
Postimi i plotë i Ismailit, pa ndërhyrje:
9 prill, përvjetori i Betejës së Koshares.
Ibrahim Rugova asnjiherë s’i ka vizitue varrezat për përvjetor.
Hashim Thaçi mbas nja 17-18 vjetësh pat shkue, sepse e ka pa që si president duhet me e organizue nën patronatin e tij, e me qenë aty.
Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota.
Vjosa Osmani, që sot s’e përmend UÇK-në, e organizon nën patronatin e saj edhe fryhet me Koshare, si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje.
E vërteta: Memoriali i Koshares është ndërtue i fundit, ka zgjatë me vjet edhe s’jam i sigurt se a është krye hala.
Krejt politikanët e kanë injorue kur i është dashtë kujdesi, e e kanë përdorë vetëm kur iu ka vye për me u frye me to.
Sot të njajtit shkojnë në Koshare, ulen nëpër do karrige rreth një bine, thurrin fjalime lavdi për me i postue në Facebook, edhe zhduken.
Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë.
Me 9 prill nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë. Çdo ditë tjetër e kam për me shkue me i ndejtë në kambë atyne që e dhanë jeten atje.