Fisnik Ismaili, Kurtit:  O zotni, mos u viktimizo!

15 nëntor 2021 | 17:19

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se në zgjedhjet lokale janë bërë të gjithë kundër LV-së, e cila ka fituar vetëm në katër komuna: Gjilan, Podujevë, Shtime dhe Kamenicë.

Ismaili nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka kërkuar nga Kurti që të mos viktimizohet, pasi sipas tij më 14 shkurt lavdërohej se i fitojë zgjedhjet kundër të gjithëve.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ismailit:

O zotni, NALU MA tuj u viktimizue! Me 14 shkurt rrehshe gjyks qysh fitove kundër krejtve bashkë! Çka ndodhi tash? Prapë tjerët të paskan faj, a qysh? Apo të ka faj Vjosa që s’ti bani votat prapë?

Apo të ka faj Qëndroni, ku u BANE BASHKË me qata të këqijtë, me ia marrë pushtetin kryetarit më të mirë që e ka pasë Kosova najherë?

Qajo PSD e vocërr ta nxurr Hajdarin. Ta nxjerri hipokrizinë! Të shkoi tanë viti tuj ba fushata, sa në Tiranë, sa në çdo shehër Kosove, me xhipa të shtrejtë, shyqyr që s’ka me pasë zgjedhje ma, e nashta po të shoh kah mi shpenzon paret e tatimeve ma mençëm.

Ishalla s’po shkon vitin e ardhëm me e rrëzue veten prapë, se duhet grupit #meKryeministrin me ia ndrru emnin në Marakli të zgjedhjeve.

Veç mos mu viktimizoni ma, se me kanë qaq të mirë, ishin ba hallki me juve, jo kundër juve. Pastroje shpinë tande, se bërrllog tu ka ba!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me Thiago Alcataran në…