Fisnik Ismaili lë PSD-në dhe politikën

09 tetor 2019 | 14:26

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), përfundimisht është larguar nga skena politike.

Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate edhe zyrtarisht është larguar nga politika.

Këtë e ka konfirmuar për “lajmi.net” vet Ismaili.

“U kry ajo punë unë nuk merrem ma me politikë”, ka thënë Ismaili.

I pyetur se a ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit, Ismaili ka thënë se nuk është interesuar që të di se sa vota i ka marrë.

“Jo me sa e di unë jo dhe nuk kam këqyr e as nuk jam interesuar”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e…