![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/B1EC82E2-1929-4FB5-A83D-2D236EFFBAF0.jpeg)
Fisnik Rugova zyrtarizohet te Bashkimi
06 gusht 2022
| 15:02
Fisnik Rugova është përforcimi i radhës i KB Bashkimit.
Klubi prizrenas përmes faqes zyrtare të klubit ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Kosovës.
Rugova vlerësohet si një prej basketbollistëve më të shquar në vendin tonë.
Ai në sezonin e fundit ishte pjesë e Rahovecit, teksa ka luajtur edhe te Prishtina e Peja.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
“Ua prezantojmë numrin 7-të për këtë sezonë!
Njëri ndër basketbollistët më të shquar vendorë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi i kupës së Kosovës dhe gjithashtu fituesi i Balkan League, këtë sezonë do të jetë portokall e zi.
I urojmë mirseardhje ne familjen tonë portokall e zi përfaqësuesit të kombëtares së Republikës së Kosovës Fisnik Rugova”