FISU-ja vlerëson lartë aktivitetet e FSUNK-së
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) me 20 shtator iu bashkua botës në celebrimin e “Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar”. Nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), FISU ka shënuar këtë ditë me shumë aktivitete sportive, ku morën pjesë afro 200 studentë.
Për organizimin e kësaj dite, FISU-ja e falënderoi FSUNK-në dhe kryetarin Musa Selimi, për organizimin e mirë të kësaj dite.
Ndër të tjerash, në letrën e presidentit të FISU-së, Oleg Matytsin dhe sekretarit gjeneral të saj, Eric Saintrond, thuhet se festimi i kësaj dite në Kosovë është një shembull i mirë për të tjerët.
“Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar në Kosovë është një shembull i mirë i një anëtari aktiv të FISU-së. Përmes aktiviteteve të ndryshme të organizuara për këtë ditë (IDUS), FSUNK ka kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme në zhvillimin e sportit universitar, duke u bërë kështu një shembull i mirë për anëtarët e tjerë”, thuhet në letrën e FUSU-së.
FSUNK-ja është anëtar i dy federatave kryesore të sportit universitar: Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar si dhe Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA).
20191001_KOS_Appreciation_Letter