Fitër Bajrami, Haradinaj uron BIK-un dhe shqiptarët myslimanë

21 prill 2023 | 08:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit.

“Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar tutje se festa e Fitër Bajramit nuk është thjeshtë një festë fetare.

“Është një ditë që na përkujton edhe njëherë rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit. Na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastërta dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar nga të rinjtë…