Fitim Uka i LV-së njofton se ia kanë vjedhur një televizor
02 mars 2021
| 14:38
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije se persona të panjohur ia ka thyer derën e klinikës së tij ku edhe ka vjedhur një televizor dhe disa gjëra tjera.
“E vërteta është që mbrëmë, dikush i paftuar ka thyer derën e klinikës time. Ka vjedhur një televizor dhe disa gjësende tjera të vogla. Meqë nuk kemi qenë aty, ka kontrolluar në qetësi të gjithë raftet, por na i ka kursyer librat dhe testet e ndryshme, për çka e falënderojmë”, ka shkruar Uka në llogarinë e vet në “Facebook”.