Fitimet e gjigantëve të teknologjisë rriten derisa pandemia vazhdon
Gjigantët e teknologjisë raportuan fitime në rritje, pasi konsumatorët i azhurnuan pajisjet e tyre gjatë izolimit që shkaktoi pandemia e koronavirusit.
Apple tha se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit.
Kompania tha se klientët blenë pajisje iPhone 5G, të cilat kanë çmim më të lartë.
Microsoft tha se në çerekun e dytë fitoi 16.5 miliardë dollarë – që do të thotë 47% më shumë se nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar – për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.
Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur rekorde.
“Jemi krenarë që shërbimet tona ndihmuan kaq shumë konsumatorë dhe biznese”, tha shefi i gjigantit të kërkimeve në internet, Sundar Pichai.
Disa analistë paralajmërojnë se shifrat mund të çojnë në thirrje për frenimin e ndërmarrjeve të teknologjisë.
Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në përpjekje për të promovuar më shumë konkurrencë.
Sipas urdhrit, problemet kanë lindur për shkak se firmat e mëdha të teknologjisë mbledhin shumë informacione personale, blejnë konkurrentë të mundshëm dhe konkurrojnë padrejtësisht me bizneset e vogla.
Urdhri përfshin disa rekomandime, të tilla si ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregun e internetit./rel/