Fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’, deklarohet Salahu

10 qershor 2022 | 15:36

Sukses personal për Mohamed Salah, i cili fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” në Premier Ligë. Sulmuesi i Liverpooli luftoi për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kampionatin, por iu desh të kënaqej me “vetëm” Kupën Carabao dhe FA Cup gjatë sezonit.

Siç ka raportuar “Sky Sports”, egjiptiani e komentuar triumfin e tij personal dhe trofeun e ri të fituar.

“Unë jam gjithmonë i nderuar të fitoj një trofe, individual apo kolektiv. Është shumë bukur të marrësh çmime të tilla, sidomos në këtë rast sepse ishin lojtarët ata që më votuan”, ka deklaruar Salah.

“Kjo tregon se kam punuar me të vërtetë shumë dhe kam arritur atë për të cilën kam punuar. Kam dhomën time të trofeut dhe jam siguruar që të ketë vend për një kupë tjetër. E bëj gjithmonë me shpresën për të arritur fitore të reja. Ndërsa rritesh, do të ndihesh më i qëndrueshëm dhe i pjekur dhe e di saktësisht se çfarë dëshiron nga futbolli. Në këtë kuptim unë thjesht përpiqem të relaksohem dhe të ndihmoj skuadrën. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që kam mundur ta fitoj këtë çmim”, ka deklaruar Salah.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar të ketë…