Fitoi lotarinë 100 milionë paundë, 42-vjeçari ende punon në ndërtimtari
Edhe pse shoqëria e sotme është kthyer në një përbindësh të madh që përpin çdo gjë dhe kërkon vetëm para, në të ka akoma njerëz që jetojnë ndershëm dhe preferojnë të jenë të qetë me vete.
Kështu është edhe ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë paundë në lotari, po iu rikthye punës. 42-vjeçari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.
“Nëse do ta shihnit, nuk do ta kuptonit kurrë që keni përballë një prej njerëzve ndoshta më të pasur të Britanisë”, u shpreh një banor Selsey-t, në West Sussex ku jeton edhe fituesi fatlum.
Thomson, baba i tre fëmijëve, duket I përkushtuar të përfundojë punën dhe të mbajë premtimet e bëra klientëve. Në kohën kur shumë prisnin që ai të lëshohej në shpenzime të shfrenuara, siç ndodh në mjaft me raste me fituesit e lotarive, 42-vjeçari ka vazhduar jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veprimi i tij i ka befasuar aq shumë ata që e njohin, sa kanë nisur ta quajnë “një legjendë të vërtetë”. Vetë Steve tha se është zotuar t’i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet.
“Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah”, është shprehur ai, ndërsa duket se mikut të vet të mirë po përgatitet t`i dhurojë 4 milionë paundë.