Fitoi lotarinë por bëhet shumë shpejt pishman, ‘fatlumin’ e gjen belaja
Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare, saqë “është penduar” për marrjen e çmimit të jackpot-it.
Sipas mediave të huaja, Anoop, një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, kishte fituar 250 milionë rupi (rreth 3 milionë dollarë) në një lotari të qeverisë shtetërore më parë në shtator.
Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij. Sipas Top Albani Radio i revoltuar ai është shprehur:
“Do të doja të mos kisha fituar. Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”.
Dhe tani Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut. Historia e tij kishte mbushur titujt e mediave kombëtare dhe jo vetëm kur fitoi çmimin, më i larti i ofruar ndonjëherë në shtet për një lotari.
Ai e bleu biletën më 18 shtator, një ditë para se të duhej të udhëtonte me aeroplan për në Malajzi për një punë. Pasi u publikua lajmi për fitoren e tij, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike.
Isha shumë i lumtur kur fitova. Kishte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur. Por situata shpejt doli jashtë kontrollit…
“Unë nuk mund të dal nga shtëpia, nuk mund të shkoj askund. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta çoj te mjeku”.
Anoop, i cili do të marrë 150 milionë rupi (rreth 1.9 milion dollarë) pas taksave të qeverisë, thotë se njerëzit fillojnë të mbërrijnë në shtëpinë e tij çdo mëngjes. Ndërkohë qeveria e shtetit ka thënë se do të organizojë një program trajnimi 1-ditor për Anoop mbi menaxhimin financiar për ta ndihmuar atë të përdorë mirë paratë.