Fitoi një divan nga reklamat në internet, gruaja lumturohet nga zbulimi që bëri në to
Një grua nga Kalifornia ka mbetur e habitur kur në divanin e fituar nga një faqe reklamash gjeti më shumë se 36 mijë dollarë. Paratë ishin brenda një prej jastëkëve.
Afrikano-amerikanja, Vicky Umodu, donte të arredonte shtëpinë e saj të re kundrejt një pagese të vogël dhe ishte shumë e lumtur që gjeti këtë divan.
Mediat e huaja shkruajnë se sapo vendosi divanin në shtëpinë e saj, Umudu vuri re një pako të dyshimtë në një nga jastëkët e tij: disa zarfe plot me para, secila prej të cilave përmbante mijëra dollarë.
Por çfarë bëri ajo me paratë? Me ndershmëri, Umudu kontaktoi ata që i kishin dhënë divanin, për t’i njoftuar për gjetjen e saj dhe për t’u dorëzuar paratë.
Familja, e cila ka boshatisur shtëpinë e një të afërmi që kishte ndërruar jetë pak kohë më parë, u përgjigj se nuk ishin plotësisht në dijeni për ekzistencën dhe origjinën e këtyre parave.
Por për të kënaqur Umudu, ai i dha asaj më shumë se 2000 dollarë për të blerë frigoriferin e ri që i duhej.