Fitoi titullin Miss Alabama, Sara Milliken reagon pas talljeve në rrjet!
Modelja Sara Milliken, 23 vjeçe fitoi titullin Miss Alabama, por jo të gjithë u pajtuan me këtë vendim. Disa ndjekës në internet madje e cilësuan pamjen e saj si “të turpshme”. Pas marrjes së titullit, Sara u përball me një valë kritikash online. Pati përdorues që e përshkruan këtë moment si “një turp për Alabamën”. Por Sara, e cila kishte garuar për të tretën herë për këtë event, e ruajti qetësinë.
“Duhet të keni parasysh se edhe kur shkruani diçka në kompjuterin tuaj, mund të prekni njerëzit në planin afatgjatë. Pavarësisht se nuk më bëri përshtypje, ato lloj mesazhesh mund t’i bëjnë njerëzit t’i bëjnë gjëra të këqija vetes”-tha ajo për WKRG-TV. E reja u ka kërkuar njerëzve në rrjetet sociale të përhapin mirësi. Ajo pranon se e përmbushi ëndrrën e saj të jetës kur u bë Miss. “Kam në plan të thyej stereotipet e konkurseve të bukurisë për të krijuar një rrugë për të gjitha gratë pavarësisht nga forma apo pesha e tyre”-tha ajo.