Fitoi “Topin e Artë” me Milanin, tash zgjidhet President i Liberisë
27 dhjetor 2017
| 14:58
Në fillim si futbollist dhe tani edhe si politikan, George Weah ka fituar në të gjithë Liberinë.
Ish-sulmuesi i Milani tani është zyrtarisht president i vendit afrikan. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1995 mundi në raundin e dytë rivalin Joseph Boakai, që mbante postin e zëvendëspresidentit nga viti 2005, duke fituar 12 nga 15 rajonet e Liberisë.
“Është një emocion shumë i madh dhe dua të falënderoj pa masë popullin liberian që më nderoi duke më votuar. Kjo është një shpresë e madhe”, shkruan në llogarinë e tij në “Twitter”, ish-sulmuesi i Milanit.