Fitojnë Ballkani dhe Drenica
Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-0 ndaj Trepçës ’89, në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Golat për suharekasit i kanë realizuar Ermal Krasniqi (48’) dhe Albion Rrahmani (75’ nga penalltia).
Fitore të madhe ka shënuar edhe Drenica në udhëtim te Gjilani me rezultat 0-2.
Kuqezinjtë kanë fituar me dy gola të shënuar në fundin e ndeshjes. Fillimisht ka realizuar Osman Mëziu (80’), ndërsa pas gjashtë minutave fitoren e ka vulosur Ermal Veliqi.
Me këto rezultate, Ballkani është në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Drita e cila është në vendin e parë me 27 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Ndërsa Trepça ’89 është në vendin e tetë me dhjetë pikë, Drenica në vendin e pestë me 15 pikë dhe Gjilani në vendin e katërt me 18 pikë.