Fitojnë Ballkani dhe Gjilani
27 shtator 2023
| 17:15
Fitore kanë regjistruar sot edhe Ballkani dhe Gjilani në përballje me Fushë Kosovën, përkatësisht Lirinë.
Kampionët e Ballkanit e mposhtën Fushë Kosovën me rezultat 2-0, derisa golat i realizuan Bleart Tolajt dhe kapiteni Edvin Kuç. Ballkani ka 16 pikë sa edhe skuadra e Llapit që është lidere, kurse Fushë Kosova ka vetëm një pikë të grumbulluar nga shtatë ndeshjet e zhvilluara.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit në përballje me Lirinë (1-0). Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Basha në minutën e 55-të, nga penalltia. Pas tri pikëve të reja Gjilani ngritët në kuotën e shtatë pikëve, derisa prizrenasit kanë një pikë me pakë të grumbulluar.
/Epoka e re/