Fitojnë Ballkani dhe Llapi, barazon Gjilani

09 tetor 2022 | 16:37

Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore 2:1 ndaj Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Fitore të ngushtë ka marrë edhe Llapi që mposhti Drenicën 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Gjilani ka regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në elitë.

“Kuqebardhët” këtë herë janë ndalur me barazim 1:1 në udhëtim te Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzat ndaj 9 doganierëve të Prizrenit,…