Fitojnë Bostoni, Indiana e Lakersat, humbasin Denveri dhe Golden State

26 janar 2024 | 11:26

Bostoni është gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 143-110 në fushën e Miami.

Një ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Tatum me 26 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë. Fiton edhe ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 141-132 Chicago, në një ndeshje spektakolare.

Katër lojtarë të Lakersat realizuan mbi 20 pikë (Russell me 29 më i miri), duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e DeRozan për Bulls. Sacramento mposhti në sekondat e fundit me rezultat 134-133 Golden State, ku për miqtë u dallua Barnes, autor i 39 pikëve. 33 pikët e Curry mbetën për statistikë.

Fiton edhe Indiana, që falë 26 pikëve të Siakam mundi me rezultat 134-122 Philadelphian. Minnesota rimerr kreun në Perëndim, duke mundur me rezultat 96-94 Brooklyn, sfidë ku u dallua Towns me 27 pikë. Bie skuadra kampione e Denveri, që u mund thellë me rezultat 122-84 nga New York. Për vendasit u dallua Anunoby me 26 pikë.

Rezultatet

Indiana – Philadelphia              134-122
Washington – Utah Jazz           108-123
Brooklyn – Minnesota               94-96
Miami – Boston                          110-143
New York – Denver                   122-84
Golden State – Sacramento      133-134
Lakers – Chicago                        141-132

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet janë në pikën e tyre më të lartë ndërkohë…