Fitojnë Brooklyn dhe Golden State, bie Milwaukee

26 prill 2021 | 13:12

Tjetër fitore për Brooklyn Nets në NBA me skuadrën nju-jorkeze që blindoi vendin e parë në Konferencën e Lindjes falë triumfit me shifrat 128-119 ndaj Phoenix Suns.

Kjo ishte fitorja e 41-të sezonale për Brooklyn Nets që iu fal paraqitjes mbresëlënëse të dy pre yjeve të skuadrës Kyrie Irving i cili shkëlqeu me 34 pikë 6 rebound dhe 12 asistime dhe Kevin Durant me 33 pikë. Phoenix-it ndërkohë nuk i mjaftuan 34 pikët e realizuar nga Davon Booker.

Ruajti pozitat në zonën “play-off” në Konferencën e Perëndimit Golden State Warriors që mposhti minimalisht me rezultatin 117-113 ndaj Sacramento Kings. Stephen Curry me 37 pikë ishte më i miri mbi parket për Golden State që regjistroi suksesin e 31-të sezonal në 61-takime dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 9-të në Perëndim.

Surprizon Milwaukee Bucks që u mposht në Georgia nga Atlanta Hawks që po kalon një formë të shkëlqyer. 111-104 në favor të Atlantës ishte rezultati i sfidës me serbin Bogdan Bogdanoviq që bëri të harrohej edhe mungesën e yllit të ekipit Trae Young pasi spikati me 32 pikë, ndërkohë që 31 pikë 14 rebound dhe 4 asistime të grekut Giannis Antetokounmpo nuk i mjaftuan Milwaukeet për të evituar humbjen.

Vijon rënia e lirë për Orlando Magic që pësoi humbjen e 11-të në 12 ndeshjet e fundit pasi u mposht edhe nga Indiana Pacers me rezultatin e thellë 131-112. Kjo ishte fitorja e 4-t rresht për skuadrën nga Indianapolis që iu fal 24 pikëve por edhe 8 rebound e 9 asistimeve të realizuara nga Brogdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin…