Fitojnë Brooklyni dhe Philadelphia
Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Milwaukee u mund 133-128 në fushën e saj nga Brooklyn, një rezultat surprizë. Miqtë ishin vazhdimisht në epërsi, por në fund takimi u bë shumë interesant.
Mungesa e Antetokounmpo u ndie te skuadra e Bucks, ku u dallua Bledsoe me 33 pikë e 11 asistime, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për miqtë, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Russell që ishte shënuesi më i mirë me 25 pikë e 10 asistime.
Ekipi i Philadelphia fitoi me lehtësi 116-96 në fushën e Chicago, ndeshje pa shumë histori, pasi miqtë patën gjatë gjithë kohës epërsi. Simpson luftoi i vetëm për Bulls për të evituar humbjen, por pa sukses. Ai realizoi 29 pikë, që mbetën për statistikë. Për miqtë u dalluan Reddick me 23 pikë dhe Embiid me 20 pikë e 10 rebound, sukses që ngjit skuadrën e Philadelphia në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
Rezultatet
Milwaukee – Brooklyn 128-133
Chicago – Philadelphia 96-116