Fitojnë Chelsea dhe Tottenhami

03 shtator 2022 | 18:18

Festojnë Chelsea dhe Tottenham. Blutë e Londrës fituan në derbin kundër West Ham me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe në fund i shpëtoi VAR, pasi anuloi një gol të Cornet për faull.

Skuadra e Tuchel e pa veten në disavantazh, pasi Antonio i ndëshkoi. Chilwell ishte ai që barazoi, kurse më pas Havertz shënoi golin e fitores.

Tottenham gjithashtu e kishte derbi dhe ia doli të fitonte 2-1 ndaj Fulham. Hojbjerg ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, kurse Kane dyfishoi. Për miqtë realizoi i zakonshmi Mitroviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar mbështetje të lartë…