
Fitojnë Clevelandi e Bostoni, Houstoni barazon serinë me Golden State
Cleveland udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale “play-off” në Konferencën e Lindjes ndaj Miami, pas fitores me rezultat 121-112. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 30 pikë. Tyler Herro realizoi 33 pikë për Miami, por që s’mjaftuan për të fituar. Po 2-0 udhëheq serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Bostonit, që triumfoi me rezultat 109-100 ndaj Orlandos. Sfidë e mirë e kampionëve në fuqi, që i shfrytëzuan në maksimum dy ndeshjet në shtëpi.
Jaylen Brown me 36 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa 32 pikët e Banchero për miqtë mbetën për statistikë. Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Houstoni fitoi me rezultat 109-94 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Curry me 20 pikë u dallua për miqtë, por ishte i pambështetur nga shokët e ekipit. Jalen Green me 38 pikë bëri diferencën në fushë për Houstonin.