Fitojnë Clippersat, mposhtet Dallasi

18 janar 2021 | 14:04

Los Angeles Clippers nuk ndalet më në NBA. Skuadra kaliforniane siguroi fitoren e katërt radhazi pasi mposhti me rezultatin e thellë 129-96 Indiana Pacers në një ndeshje të dominuar që në periodën e parë nga formacioni i Tyron Lue.

Diferencën në këtë duel e bëri loja e mirë në grup e Clippers me plot shtatë basketbollistë të skuadrës kaliforniane që kapën një kuotë pikësh me dy shifra. Paul George dhe Marcus Morris realizuan nga 20 pikë në këtë sfidë ndërkohë që Kawhi Leonard e mbylli ndeshjen me 17 pikë. Vijon momenti i artë edhe për Utah Jazz që triumfoi brenda në Pepsi Center të Colorados me rezultatin 109-105.

Nikola Jokiw i cili iu afrua shumë një tjetër triple-double duke shkëlqyer me 35 pikë 14 rebound dhe 9 asistime nuk mjaftoi për të evituar humbjen e Denverit, ndërkohë që për Nuggets spikati edhe kanadezi Jamal Murray me 30 pikë të realizuara. U rikthye te suksesi pas pesë humbjesh rresht New Orleans Pelicans që triumfoi në transfertën ndaj Sacramento Kings me rezultatin 128-123.

43 pikë 4 rikuperime poshtë tabelës dhe 13 asistime nga Fox nuk i mjaftuan skuadrës kaliforniane që u thye në shtëpi, ndërsa për Pelicans spikati Williamson me 31 pikë. Një humbje surprizuese regjistroi Dallas Mavericks që u mposht brenda në American Airlines Center me rezultatin e thellë 101-117 nga Chicago Bulls. Thjeshtë monstruoz, Luka Donqiq që e mbylli ndeshjen me 36 pikë 15 rebound dhe 16 asistime por i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të evituar disfatën e Mavericks. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse pamja jonë vjen nga gjenetika, disa pjesë të trupit…