Fitojnë Dallasi, Atlanta dhe Detroiti

04 nëntor 2024 | 11:30

Janë luajtur tri ndeshje në raundin e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku fituan Dallas Mavericks, Atlanta Hawks dhe Detroit Pistons.

Dallas mposhti Orlandon me rezultat 108:85 dhe Luka Donqiq udhëhoqi Mavericks në një triumf rutinë. Slloveni e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 9 rebound dhe 7 asistime, ndërsa në krahun tjetër më efektivi ishte Franz Vagner me vetëm 13 pikë. Atlanta mundi New Orleans 126:111 falë 29 pikëve të Jalen Johnson dhe 23 pikëve të Trae Young. Në anën tjetër Brandon Ingram shënoi 32 pikë.

Detroit mposhti Brooklynin me rezultat 106:92. Deri në gjashtë lojtarë të Pistons patën një performancë dyshifrore, dhe më i larti (819) u shënua nga Cade Cunningham. Në radhët e skuadrës së mundur Cameron Johnson shënoi 26 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar tri afate për…