Fitojnë Denveri, Memphisi dhe Phoenixi
Skuadra e Denverit vijon të dominojë në Konferencën e Perëndimit dhe barazon rekordin e Bostonit, me 38 fitore deri më tani këtë sezon.
Nuggets fituan me rezultat 146-112 ndaj Minnesota, ndeshje ku Nikola Jokiq realizoi një tjetër “triple double”, me 20 pikë, 12 rebound e 16 asistime. Shënuesit më të mirë për Denverin ishin Porter me 30 pikë e Gordon me 24.
Për Lakersat nuk mjaftuan 38 pikët e LeBron James (vendosi rekordin e shënuesit më të mirë në historinë e NBA-së), për të mundur Oklahomën, që fitoi me rezultat 133-130. Për miqtë u dallua Alexander Shai me 30 pikë. Fiton edhe ekipi i Memphisit, që mundi me rezultat 104-89 Chicagon, ndeshje ku u dallua Ja Morant, autor i 34 pikëve.
Vijon kriza e Brooklynit, që u mund me rezultat 116-112 në fushën e tij nga Phoenixi. Për Suns u dallua Ayton me 35 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 43 pikët e Cam Thomas për Nets. New York, falë 25 pikëve të Brunson mundi me shifrat 102-98 Orlandon, ndërsa New Orleans triumfoi 116-107 ndaj Atlanta (Ingram 30 pikë).
Rezultatet
Orlando – New York 98-102
Brooklyn – Phoenix 112-116
New Orleans – Atlanta 116-107
Memphis – Chicago 104-89
Denver – Minnesota 146-112
Lakers – Oklahoma 130-133