Fitojnë Drita dhe Drenica

01 maj 2022 | 17:22

Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan u mbyll 1:1. Albin Krasniqi zhbllokoi shifrat në minutën e 52-të me një gol të bukur.

Drenica barazoi në minutën e 90-të të takimit me Hamitin që i siguroi një pikë të madhe mysafirëve në luftë për mbijetesë.

Drita me këtë pikë është në vendin e tretë me 56 pikë, kurse Drenica ka 40 pikë në zonën e barazhit. Malisheva në takimin tjetër ka triumfuar 0:2 në udhëtim te Feronikeli.

Berisha në minutën e 76-të dhe Olivier gjashtë minuta më vonë ishin realizatorët e golave të fitores për Malishevën. Malisheva me këto tri pikë tubon 40 sosh në vendin e shtatë, ndërsa Feronikeli është i fundit me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në lagjen…