Fitojnë Drita dhe Ferizaj, Liria dhe Gjilani ndahen baras

01 mars 2019 | 15:43

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampionia aktuale e elitës, Drita e mposhti Drenicën me rezultat 2-0, kurse golat por ekipin gjilanas i shënuan në minutat shtesë Kyrian Nwabueze dhe Xhevdet Shabani nga pika e penalltia.

Ndeshja në mes Lirisë dhe Gjilanit nuk solli fitues, pasi rezultati final ishte 1-1. Për Lirinë shënoi, në minutën e 29-të të ndeshjes, Blendi Memaj. Në pjesën e dytë mysafirët e barazuan rezultatin me golin e Keita Razak.

Fitores sot i është gëzuar edhe skuadra e Ferizajt, e cila e mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0. Bashkim Shala e realizoi golin e vetëm pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u takua me delegacionin e…