Fitojnë Drita dhe Prishtina
Drita ka arkëtuar pikët e plota duke triumfuar me përmbysje te Suhareka, derisa Prishtina mposhti në shtëpi Ferizajn.
“Intelektualët” regjistruan një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Suharekën me rezultat 1:2.
Mevlan Zeka kaloi Suharekën në epërsi duke realizuar një gol të bukur (28’).
Megjithatë, Drita u këndell falë Ibrahim Salifout që shënoi një gol fantastik (44’).
Në pjesën e dytë, mysafirët pastaj e përmbyten epërsinë përmes Albert Dabiqajt (66’).
Falë kësaj fitore, Drita bëhet lideri i ri në Superligën e Kosovës me 21 pikë ndërsa Suhareka bie në pozitën e pestë me 17 sosh.
Në anën tjetër, Prishtina me vështirësi i ka fituar pikët e plota ndaj Ferizajt (1:0).
Përballja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte shumë e baraspeshuar, me pak raste nga të dy skuadrat por që Leutrim Kryeziu e bëri dallimin duke realizuar golin e vetëm në sfidë (61’).
Prishtina zë pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë derisa Ferizaj bie në vendin e tetë me 14 sosh.