Fitojnë Dukagjini dhe Drenica

27 prill 2022 | 17:26

Dukagjini dhe Drenica kanë shënuar fitore në kuadër të javës së 30-të, duke mposhtur Feronikelit, përkatësisht Ulpianës.

Dukagjini e ka deklasuar Feronikelin duke e mposhtur me rezultat 4-0. Vendasit kanë shënuar tre gola në pjesën e parë të ndeshjes. Shënues ishin Altin Merlaku, Arbër Shala dhe Ergyn Ahmeti. Në pjesën e dytë, Dukagjini realizoi edhe golin e katërt nëpërmjet Stefan Nikoliq. Pas kësaj ndeshje, Dukagjini ka grumbulluar 36 pikë dhe zë vendin e tetë. Feronikeli është në vendin të fundit dhe edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore dy humbjeve dhe një barazimi, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore me rezultat 3-1. Golashënues për vendasit ishin Osman Mëziu (13’) dhe Armend Abazi (53’, 63’). Për mysafirët realizues ishte Elvis Ahmet (89’). Drenica pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe renditet e shtata, kurse Ulpiana është e nënta me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike e udhëhequr nga Fatmir…