Fitojnë Dukagjini dhe Prishtina

04 maj 2022 | 17:27

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar Dukagjini i Klinës në përballje me Ulpianën (2-1).

Në pjesën e parë vendasit e humbën një penallti, pasi kapiteni Merkalu nuk u tregua i saktë. Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Shkala, në minutën e 78-të. Dukagjini e barazoi rezultatin pesë minuta me vonë me golin e Mentor Zhdrellës nga penalltia, kurse Jashanica realizoi në minutën e pestë shtesë për fitoren 2-1.

Fitore me rezultat të thellë ka regjistruar Prishtina në përballje me Feronikelin (5-0). Sulley me dy gola dhe Zeka e John me nga një gol kontribuon në pjesën e parë për rezultatin 4-0, derisa Sulley realizoi edhe një gol në pjesën e dytë për rezultatin final 5-0.

Nesër (e enjte) zhvillohen edhe dy ndeshje tjera. Në Skenderaj, Drenica e pret skuadrën e Llapit, kurse kampionët e rinj të elitës e presin Malishevën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi mes Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues (0-0).…