Fitojnë edhe U19-shat
11 prill 2019
| 16:03
Përfaqësueset e Kosovës në hendboll kanë vazhduar me rezultate impresive.
Pas fitoreve të Përfaqësues A dhe asaj U21 të mërkurën, të enjten ishte përfaqësuesja U19 e Kosovës që shënoi fitore të thellë.
Në garën IHF Trophy Intercontinental që po zhvillohet në Prishtinë, Kosova U19 fitoi ndaj Zelandës së Re me rezultat 41:14. Paraqitja e Kosovës ishte bindëse dhe si rrjedhojë u shënua fitore e thellë.