Fitojnë Feronikeli dhe Llapi

29 shtator 2018 | 18:44

Feronikeli ka vazhduar serinë pa humbje në Superligë duke mposhtur Lirinë me rezultat 4 me 2.

Fitore të sigurt sot siguroi edhe Llapi ndaj KEK-ut për të vazhduar të mbetet hije e klubit nga Drenasi.

Fazliu, Lladrovci, Zeka dhe Hoti realizuan për Feronikelin, ndërsa për Lirinë realizuan Gashi dhe Binishi.

Te Llapi në ndeshjen kundër “Elektricistëve” realizuan Alidemaj dhe Namani.

Me këtë fitore Feronikeli mbetet në pozitën e parë me 17 pikë, një më shumë se Llapi në pozitën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, ka marrë  pjesë në…