Fitojnë Flamurtari dhe Vushtrria

15 shtator 2019 | 18:13

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së katërt në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Flamurtari është treguar skuadër e fortë për Dukagjinin e Klinës, pasi e mposhti me rezultat 2-0. Golat i shënuan Festim Krasniqi dhe Arbnor Zeqiri në pjesën e parë.

Në ndeshjen tjetër, Vushtrria i është gëzuar fitores në udhëtim te Ferizaj (0-1). Ygor Vinicius shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 34-të.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen…