Fitojnë Gjilani dhe Drenica

28 tetor 2020 | 16:12

Gjilani ka marrë tri pikë të plota nga përballja me Besën e Pejës, pasi fitoi me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan u shënua nga futbollisti mysafir, De Paula i cili shënoi autogol në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë dy klubet krijuan edhe disa raste shënimi, por rezultati nuk ndryshoi. Pas këtyre tri pikëve, Gjilani është në pozitën e tretë me 16 pikë. Besa është e fundit në tabelë me vetëm 5 pikë.

Fitores sot i është gëzuar edhe Drenica që e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 2-1. Në minutën e 66-të, Shkëlzen Lushtaku e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar për 1-0. Nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Baton Zabërgja realizoi për 2-0, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Muja nga penalltia.

 

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për media…