Fitojnë Golden State dhe Denveri

30 tetor 2024 | 11:49

Ekipi i Golden State rikthehet te fitorja në NBA, pasi mposhti me rezultat 124-106 New Orleans. Vendimtar për ekipin e Warriors, ku mungoi Stephen Curry, ishte stoli, nga ku erdhën 51 pikë.

Për miqtë, dyshja Ingram-Williamson realizoi 61 pikë, por që s’mjaftuan. Fitorja e dytë radhazi për Denverin, që triumfoi me rezultat 144-139 në fushën e Brooklynit pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare. Nikola Jokiq realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 18 rebound e 16 asistime, teksa të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi 12 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Dallasit, që mundi me rezultat 120-114 Minnesotan. Për miqtë shkëlqeu Kyrie Irving, autor i 35 pikëve. Ekipi i Sacramentos, falë 28 pikëve e 11 rebound të Sabonis, mundi me rezultat 113-86 Utah Jazz, me këta të fundit që nuk kanë asnjë fitore në NBA këtë sezon.

Rezultatet

Brooklyn – Denver                       139-144
Minnesota – Dallas                      114-120
Utah Jazz – Sacramento             86-113
Golden State – New Orleans      124-106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…